Përgjysmohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, në tetor vetëm 4680

Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane në tetor numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka pësuar një rënie gati në përgjysim në krahasim me muajin gusht të 2015.Në muajin tetor janë 4680 shqiptarë që kanë kërkuan azil kundrejt muajit gusht ku u regjistruan 8 306 shqiptarë.Megjithatë shqiptarët mbeten të dytët pas qytetarëve të cilët largohen nga një vend në luftë siç është Siria.Sipas shifrave të publikuara sot nga ministria e Brendshme gjermanë 49692 shqiptarë kanë kërkuar azil nga janari deri në tetor 2015.Shqipëria është në listën e vendeve të cilat janë shpallur vende të sigurta origjine duke përshpejtuar procedurat e kthimit të azilkërkuesve. Gjermania vijon deportimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë shkuar atje për azil. Ndërkohë sot Tiranën e viziton ministri i Brendshëm I Gjermanisë, Thomas de Mazière.Kosova pozicionet e 10-ta në listë me  753 persona. 8,584 aplikime janë bërë nga shtetasit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pra 15.6 për qind e totalit të kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani.Sipas zyrës federale për emigracionin,  gjatë muajit të shkuar në total 54,877 emigrantë kanë aplikuar për azil, duke shënuar një rritje 157.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.shifrat