Pas SHBA-së edhe Britania mendon se në avionin e rrëzuar rus kishte bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2015, 08:00
Investigatorët britanikë po shqyrtojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit rus në Egjipt.Dhe sipas tyre, një bombë është vendosur në avion që para se ai të nisej.Qeveria britanike pezulloi të gjitha fluturimet nga dhe drejt Sharm el-Sheikh në Egjipt dy ditë më parë.Ky veprim erdhi pasi u vendos se incidenti mund të kishte ndodhur nga terroristët.Britanikët janë bllokuar në Sharm el-Sheikh dhe për momentin janë lejuar të dërgohen në vend vetëm bagazhet e dorës.Avioni rus Airbus A321 ra nga qielli të shtunën e kaluar (31 tetor) ku mbetën të vrarë 224 persona në bord.Avioni po fluturonte nga Sharm el-Sheikh në Shën Petersburg kur u rrëzua në gadishullin Siani. Shumica e viktimave ishin rusë.