Deputeti çam kërkon anulimin e ligjit të luftës: Pengesë për rikthimin e pronave

PDIU i kërkon qeverisë që të marrë masa për zbatimin e rezolutës për çështjen çame. Këtë shqetësim e ngriti në seancën e parlamentin deputeti i PDIU-së Omer Mamo i cili theksoi se për çështjes çame nuk është ndërmarrë asnjë hap.Sipas deputetit çam, qeveria në programin e saj që prezantoi seancën e parë të parlamentit në shtator të vitit 2013 deklaroi se do të bënte maksimumin për zgjidhjen e çështjes çame, ndërsa sot nuk ka ndërmarr masat e duhura për këtë. “Dua të diskutojë për një plagë që ne pjesëtarëve të komunitetit çam na dhemb të gjithëve, zgjidhej të problem çam. Në krye të herës në këtë parlament, paraqitej programimi i qeverisë së re e cila më ngrohu zemrën nga fakti që kryeministri i ri i vendoste një theks të veçantë çështjes çame. Por me kalimin e kohës ndiejmë me shqetësim që entuziazmi i fillimit duket se u venin”.Krahas kësaj, deputeti Mamo theksoi se qeveria dhe parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje politike dhe diplomatike për anulimin e ligjit të luftës që do të sillte edhe kthimin e pronave të komunitetit çam në Shqipëri. “Unë jam i shqetësuar se ende nuk kemi bërë asnjë lëvizje politike, diplomatike për njohjen e gjenocidit që është bërë ndaj nesh. Të vlerësimit apo të edhe të zgjidhjes së çështjeve të mbetura pezull siç është ajo e pronave të çamëve në Greqi. Toka, por edhe shtëpitë tona janë ende atje dhe grekët e thjeshtë nuk i kanë prekur. Ata e dinë se të kujt janë ato shtëpi që po i rrëzon rrëmimi edhe pas 70 vjetësh. Unë ashtu si gjithë çamët do të doja shumë që ne të dëgjonim se ligji luftës do të hiqet realisht aq sa do ti jepte mundësinë të gjithë çamëve të riktheheshin në pronat e tyre, në shtëpitë e tyre’,- pohoi deputeti Mamo.