Pagesa e eurobondit, Qeveria përdor kredinë me garant Bankën Botërore
Qeveria ka përdorur kredinë 250 milionë euro të marrë në prill me garancinë e Bankës Botërore për të paguar pjesën më të madhe të eurobondit, ndërsa 50 milionë euro të tjera i ka gjetur te bankat vendase, nëpërmjet ankandeve të bonove të thesarit. Këto manovra u bënë të domosdoshme, pasi ekzekutivi nuk arriti të siguronte eurobondin e ri në tregun ndërkombëtarQeveria nuk arriti të sigurojë eurobondin në tregun ndërkombëtar, ashtu sic ishin edhe pritshmëritë. Kjo për shkak të interesit të lartë të ofruar nga investitorët në rreth 6.3%. Një lajm jo i mirë për kredibilitetin e Shqipërisë, që nuk u ndihmua as nga vlerësimi i agjencisë ndërkombëtare Standard and Poors që në mes te tetorit konfirmoi renditjen B për vendin tonë. Ndërkaq qeveria ditën e djeshme pagoi eurobondin 300 milionë euro të marrë nga qeveria Berisha.Po ku u gjendën paratë? Ministria e Financave bën të ditur se 250 milionë euro u siguruan nga një kredi që qeveria shqiptare e mori në 7 prill, te Deutche Bank, me garanci të Bankës Botërore. Kredia në fjalë ka një afat shlyerje prej 10 vjetësh dhe normë interesi 1.3%. Ajo u vlerësua si historike, jo vetëm për shkak të interesave të ulëta, por edhe nga garancisë së ofruar nga institucioni financiar ndërkombëtar. Kjo do të thote se nëse qeveria nuk do të jetë e aftë ta paguajë atë, atëherë Deutche Bank i lind e drejta te ekzekutojë garancinë 250 milionë euro të vendosur nga Banka Botërore.Ndërsa 50 milionë euro qeveria i ka siguruar në tregun e brendshëm nëpërmjet ankandeve të bonove të thesarit. E thënë ndryshe ka marrë borxh nga sistemi bankar shqiptar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesi bonove me afat 1 vjecar ka arritur në ankandin e fundit ne 3.1%.Sigurimi i financimeve në tregun e brendshëm bën që bankat të kreditojnë qeverinë me risk zero dhe të tërhiqen nga kreditimi i biznesit aq shumë i nevojshëm për ekonominë në këtë moment. Cka do të thotë se qeveria, me apo dëshirë po bëhet një faktor shtesë në ngërcinm e kreditimit./Oranews.tv/