Banorët e Institutit kërkojnë t'u kthehet energjia, ish-të përndjekurit dëmshpërblimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2015, 16:54
Edhe këtë të enjte seanca parlamentare u shoqërua me protesta. Banorët pranë Institutitit Bujqësor në Kamëz protestuan për mungesën e energjisë prej 8 muajsh për shkak se janë debitorë. Protesta e tyre u mbështet edhe nga deputetë të PD.Protesta tjetër u zhvillua nga ish-të përndjekurit, të cilët të lidhur me zinxhirë kwrkuan të dëmshpërblehen për vitet e burgut.Më pas ish-të përndjekurit iu drejtuan Ambasadës Amerikane. Referuar vizitës së pak ditëve më parë të amabsadorit Donald Lu në burgun e Spacit ata kërkuan ndërhyrjen e tij që më në fund kjo shtresë të trajtohet me dinjitetin që i takon.Ish-të përndjekurit paralajmërojnë sërish grevë urie ashtu sic bënë një vit më parë kur ngritën cadrat pranë parlamentit.