KE: Rritja ekonomike shqiptare 2.6%, konsumi familjar është ulur me 2.3%

Komisioni Europian mbi ekonominë shqiptare, në raportin e publikuar për 6-mujorin e parë të vitit 2015 nëvizon se rritja ekonomike ka kapur shifrën 2.6 përqind, teksa konsumi familjar është ulur me 2.3% që kanë ardhur si pasojë vendimit të qeverisë për shlyerjen e borxheve të energjisë. Megjtihatë KE nënvizon se konsumi do të vijojë të mbetet i ulët përsa kohë vijon aksioni i informalitetit.Mes qytetarëve ka patur një ndjenjë pasigurie për të shpenzuar, ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në ekonominë greke. Volumi i eksporteve të përgjithshme nuk ndryshoi nga viti i shkuar, teksa importet ranë me më shumë se 9%. Një gjë e tillë shpjegohet me reduktimin e nevojës për importimin e energjisë elektrike.Komisoni Europian parashikon rikthim te investimeve gjate tre viteve te ardhshme pas renies me 10%. Te ardhurat  buxhetore zhgënjejnë, por konsolidimi fiskal mbetet në qëndër të planeve të qeverisë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, të ardhurat nga taksat nuk përmbushën rritjen e parashikuar prej 7.4%. Në vazhdim, shkruhet se autoritetet nuk planifikojnë rritje të mëtejshme të taksave. Ata do t'i përmbahen planit aktual, për të arritur qëllimin e tyre, i cili është ulja e nivelit të borxhit publik.Besimi i biznesit është përmirësuar ndjeshëm falë edhe uljes së normëz basë të intersit nga Bnaka e Shqipëris. Por pavarësisht kësaj kreditimi mbete i ulët për shkak edhe të kredive të këqija.