Berisha: Rama ka porositur edhe tre makina të blinduara me vlerë 2 mln euro
Berisha: Janë 42 vetura, përveç “zhaguarizimit” të qeverisë tani na dalin edhe 3 Benze që kushton secili të paktën 700 mijë euro. Gjatë qeverisjes sime, e betmja veturë, e vetmja e blerë për delegacionet ishte një benz i blinduar.Akuzave të Berishës kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace, iu pergjigj me te tjera akuza.Braçe: 8 vite në këtë vend është abuzuar deri në krim. Në krim me pasuritë publike, në krim me paratë publike dhe në krim me jëtën e qytetarëve. Për sa kohë asnjë nga ata që kanë abuzuar për 8 vite nuk ka dalë para drejtësisë, mua këtu do të më kesh për të folur ditë për ditë për kohën tënde.Çështja e Remzi Hoxhes shkaktoi tjetër përplasje të fortë mes mazhorancës dhe ish-kryemisnitrit Sali Berisha.Braçe: Keni detyrimin si gjysh si prind si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës.Berisha: Shërbimin Sekret Shqiptar e mori një agjent i dy Shërbimeve të Huaja, Fatos Klosi. Njëri nga këto shërbime ishte shërbim kundërshtar tjetri ishte i një vendi jo armik. Gjënë e parë që bëri Fatos Klosi zhduku dosjen e tij.Akzuave të deputetëve u peqendruan edhe tek denoncimet e ditëve të fundit në media për emërime klienteliste në admisnitratën shtetërore.Berisha: Për emërime të berë me 6-7 mijë euro në tatime, në arsim dhe kudo. Po njeriu ka një kod etik.Braçe: Nëse ju gjeni një copë letër ku të jetë urdhëri im, firma ime, apo cilido firma e kolegëve të mij të Lushnjës që të thotë hiq këtë nga puna apo vërë këtë nga puna, unë dorëzoj mandatin e deputetit sot./Oranews.tv/