Kokëdhima: Berisha kufomë që ka nusëruar dy herë

Deputeti Socialist Koço Kokëdhima i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministri Berisha me një gjuhë të ashpër.Kokëdhima e quajti Berishën një kufomë që ka nusëruar dy herë, ndërsa tha se nuk do të merret me shpifjet e tij. Nga ana tjetër Kokëdhima pranoi që qeveria nuk është përsosur dhe se ka vend për kritika dhe për përmirësime.Koço Kokëdhima: Saliu është ajo lloj kufome që ka nusëruar dy herë, dhe nuk ka më shans tjetër. Saliu shpif dhe ikën. Është koha e këtij parlamenti e këtyre deputetëve e këtij populli dhe është koha që ne duhet ta përdorim për ti dhënë zgjidhje situate shumë të rënda në të cilat ndodhemi pas 25 vitesh tranzicion. Saliu më përmend mua këtu si sivllau, ose më krahason si simotra.Kujton Saliu se më komplekson, më fyen e më ul. Qeveria jonë nuk është e përsosur unë jam dakord që të gjithë duhet të jemi kritikë për të përmirësuar gjërat, por nuk do të mbështesnim kurrë asnjë akt tradhëtie e vrasjeje për pushtetin siç ka bërë Berisha/Oranews.tv/