Humb jetën 19-vjeçari drejtuesi i një motoçiklete, u përplas me karrocën e kuajve
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 17.30 minuta në segmentin rrugor Shkoder – Muriqan, në vendin e quajtur Oblikë. Motorçikleta tip Lonçin me targë AB 684 e drejtuar nga 19 vjeçar Ilir Dahati është përplasur me një karrocë kuajsh të ngarkuar me ushqim bagëtish, që drejtohej nga 57 vjecari me inicialet N.D i cili lëvizte nga Shkodra në Oblikë.Përplasja ka qënë e fortë duke i shkaktuar rrokullisjen motorçikletës dhe për pasojë 19 vjecari ka marrë goditje të forta në kokë dhe trup. Edhe pse ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, plagët e marra kanë bërë që Dahati të humbë jetën në sallën e reanimacionit.I riu kishte në motorçikletë edhe një pasagjer tjetër, bashkëmoshatarin me inicialet B. B edhe ky me banim në Oblike, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha.Grupi hetimor i drejtorisë së policisë qarku Shkoder i cili ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e errësirës në rrugë dhe pakujdesisë së treguar nga drejtuesi mjetit.Uniformat blu kanë bërë shoqërimin në komisariat të 57 vjecarit N. D që po udhëtonte me karrocën me kuaj i cili do të sqarojë në detaje shkaqet e këtij aksidenti. Rruga Shkoder – Muriqan, edhe pse një ndër më të rëndëishmet në qarkun Shkoder, radhitet ndër njollat e zeza, ku sidomos lëvizja gjatë natës nga mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës është mankth më vete.[caption id="attachment_611675" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Motocikleta e aksidentuar[/caption]