Kuzhinierët francezë shndërrojnë metronë në restorant
Shefi francez i Michelin, Patrick Bertron dhe kolegët e tij e kanë transformuar stacionin e metrosë në zemër të Parisit në një restorant të vërtet, në një parajsë gastronomike për pasagjerët që cdo ditë udhëtojnë aty.Që nga cepi i stacionit nga ku duken trenat që mbërrijnë e deri në skajin tjetër, edhe në mes të stacionit të zhurmshëm, disa nga shefat më të famshëm të kuzhinës në vend janë mbledhur për të shfaqur njohuritë e tyre në këtë art dhe për tu prezantuar parizienëve, kuzhinën e tyre moderne.Patrick Bertron, shefi i kuzhinës në restorantin e Michelin, "La cote d'or" në rajonin Burgundy, përgatiti ushqime speciale me perime për të gjithë klientët e uritur.Vendimin për të përgatitur ushqime të shijshme nëntokë, Bertorn e argumenton me faktin se metroja është vendi ku miksohen të gjithë llojet e njerzve."Mendoj se e kemi demokratizuar ushqimin duke ardhur në stacionin e metrosë, në metro takohesh me njerëz nga më të ndryshmit, me të gjitha popullsitë e botës. Kemi ardhur këtu për tju thënë këtyre njerzve se fakti se ato lëvizin nëntokë nuk do të thotë se aty nuk ndodhin gjëra të bukura, përkundrazi. Ky lloj ushqimi, edhe elegant që ne kemi përgatitur, mund të serviret për cdokënd, në një restorant të mirë kudo qoftë ai apo edhe në shtëpinë e kujtdo" tha Bertron.Një nga njerzit fatlumë që provuan këto pjata ishte Parie, një studente franceze, e cila tha se ky ishte një shans për njerzit që të provojnë shumë shije të mira njëkohësisht."Më duket interesante sepse shefat më të mirë po gatuajnë për këdo, kjo i jep cdokujt mudnësinë të provojë disa lloje ushqimesh" tha ajo.Një tjetër zonjë, kolete, tha se ky ushqim ishte vërtet shumë elegant dhe janë shumë ndryshe nga ushqimi që parizienët konsumojnë në përditshmëri."Eshtë prezantuar gjithcka shumë bukur, në mënyrë të sofistikuar, me shumë elegancë dhe delikatesë, është shumë ndryshe nga fast food-et dhe nga gjithcka tjetër" tha ajo.Kjo eksperiencë e vecantë dhe e bukur kulinarie do të zgjasë për 3 ditë me rradhe nga disa shefa kuzhine, që do të shfaqin aftësitë e tyre dhe do të përgatisin pjata të ndryshme për publikun.