Alain Robert, "Njeriu merimangë" i Francës ngjit ndërtesën 36 kate

Alpinisti francez Alain Robert, i njohur edhe si "France's Spiderman", njeriu merimangë i Francës, është ngjitur me duart e tij të zhveshura në krye të godinës 36 katëshe, pavarësisht temperaturave dhe shiut.Me një marifet të lezetshëm, që është bërë familjar tashmë për njeriun merimangë, 53 vjecari është duartrokitur nga policët lokalë që e prisnin në tarracën e godinës por edhe nga toka nga kuriozë të shumtë.Robert, i cili është ngjitur në këtë mënyrë në mbi 100 ndërtesa mes të cilave edhe në godinën e "The New York times" në Nju Jork apo Burj al Khalifa në Dubai, që është godina më e madhe në botë, është ngjitur edhe në vitin 2014 në godinën Ariane por këtë herë ishte edhe më e vështirë, pasi kushtet atmosferike nuk ishin të vaforshme."Po mendoja, mirë ok, për momentin nuk ka shi por cfarë do të ndodhë nëse fillon kur unë të jem në 10 m, 15 m, 20 metra" tha ai.Ai shton se qëllimi i tij është të përhapë gëzim në shoqëri, e cila po bëhet gjithnjë e më e zymtë dhe e vrazhdë.Në më pak se 30 minuta, Alain Robert arriti të ngjitet në majën e godinës 152 metra, duke mos përdorur asnjë gjë ekstra, përvecse me duar të lyera me pak pudër.Alain-Robertalain-robert11epa03158145 Alain Robert, who has been dubbed the 'French Spiderman' climbs the Bakrie Tower in Jakarta, Indonesia, 25 March 2012. Robert, who has been scaling tall buildings since the age of seven and who is popularly known as 'Spiderman', performed his third building climb in Jakarta by scaling the 215-meter-high Bakrie Tower. EPA/ADI WEDA