Marka prestigjioze “Burberry” mbledh yjet, frymezohet nga filmi “Billy Elliot”
Filmi "Billy Elliot" shënoi këtë vit 15-vjetorin dhe për të përkujtuar historinë e balerinit të famshëm britanik, marka prestigjioze Burberry, për spotin e ri të Krishlindjes është frymëzuar pikërisht nga ky film.Pjesë e videos së Burberryt, e cila në pritje të Krishtlindjeve sjell momente të gëzueshme, janë bërë personazhe të njohur të botës së kinematografisë, modës dhe muzikës. Kështu, kompozitori dhe këngëtari i famshëm Elton John ka shkruar kolonën zanore të filmit ndërsa Julie Walters interpreton në rolin e mësueses së baletit, Sandra Wilkinson, në filmin origjinal.Pjese e filmit të Burberryt janë bërë edhe muzikantët James Bay dhe George Ezra, si edhe modelët Romeo Beckham, Naomi Campbell dhe Rosie Huntington. Të gjithë bashkë shfaqen në një video tre minuta, duke imituar ikonën e baletit Billy Elliot, i cili kërcen mbi shtratin e tij me muzkiën e T-Rex’s, Cosmic Dancer. Në fillim videoja hapet me një sekuencë nga filmi, ku shfaqet Billy i cili është duke vendosur pllakën muzikore në gramafon.Të gjithë personazhet e famshëm janë të veshur me pallto Burberry dhe shalle kashmiri me inicialet e tyre, dhe shfaqen duke kërcyer të lumtur.Burberry ka dhuruar për bamirësi nga 500.000 paund për çdo artist pjesëmarrës në nisje të fushatës së Krishtlindjes, fonde të cilat do të shkojnë në ndihmë të të rinjve të komunitetit Easington në Angli, vend ku u xhirua filmi për Billy Elliot./oranews.tv/