Zbulohet fortesa antike greke pas një shekulli kërkimesh në Jeruzalem

Pas një shekull kërkimesh, arkeologët thanë se kanë zbuluar më në fund mbetjet e një fortese antike greke, që dikur ishte një qendër e fuqishme dhe kështjellë, bastion i Jeruzalemit dhe që në të janë zhvilluar beteja shumë të ashpra.Kërkuesit dhe studiuesit kanë debatuar shumë gjatë për vendndodhjen e Akrës, ndërtuar më shumë se 2 mijë vjet më parë nga mbreti grek Antikus Epifan.Shumë kanë pohuar se kështjella apo fortesa qëndron në atë që sot njihet si Old City, qyteti i vjetër, në vende të tilla si kisha e krishtërimit në varrin e shenjtë ose në majë të kodrës, aty ku qëndronin dikur 2 tempuj çifutë.Por mbetjet e zbuluara nga Autoriteti antik i Izraelit, sic u bënë publike nga vetë autoriteti, janë zbuluar jashtë mureve, me pamje nga lugina në jug të zonës së njohur si Qyteti i davidit, ndërtuar nga mbreti biblik David.Mbreti grek Antiokus, që ka jetuar në vitet 215-164 përpara krishtit, zgjodhi këtë vend për Akrën për të kontrolluar Jeruzalemin dhe për të monitoruar aktivitetin në tempullin e cifutëve, tha studiuesi Doron Ben-Ami, që ka udhëhequr grupin e gërmuesve.Me një lartësi 250 metra dhe 60 metra të gjerë, kjo ishte fortesa dhe ndërtesa më e madhe, ajo që kishte dominuar fshatin.Në një zonë, grupet e kërkimit zbuluan gurë nga një seksion i një muri masiv, bazën e një kulle dhe një argjinaturë mbrojtëse shumë pranë artefakteve të tilla si monedha apo pajisje antike ushtarake, që sugjerojnë se zbulimet janë të periudhës së Antiokus.Fasha të vjetra, mbrojtëse bronzi gjithashtu janë gjetur pranë fortesës, ndoshta të lëna aty që nga periudha e luftës mes forcave pro-greke dhe rebelëve cifutë, që u përpoqën të marrin fortesën.635822197752913475-AFP-546025383"Tashmë kemi bërë bashkë këto gjëra të vogla të zbuluara, kryesisht monedha por edhe artefakte të tjera. Ne dimë periudhën në të cilën daton ky sistem fortifikimi, e dimë me saktësi, që daton edhe me periudhën helenike në përgjithësi, në fillim të shekullit të dytë përpara krishtit" tha ben Ami nga Autoriteti Antik i Izraelit.Vendndodhja e Akrës është përfolur në disa tekste historie, mes tyre edhe libri i Makabees, në të cilin flitet për rebelimin, sikurse edhe një libër të historianit Josephus Flavius.Arsyeja përse u desh kaq shumë kohë për të zbuluar akrën është sepse kanë mbetur shumë pak prova nga periudha kur grekët drejtuan Jeruzalemin."Kanë kaluar më shumë se 6 muaj që kur ne kemi bërë këtë zbulim të rrënojave. Na u desh shumë kohë që të mbledhim këtu specialistët më të mirë, të gjithë arkeologët dhe historianët, që të punojnë në terren. Ne jemi konslutuar me ta, i kemi kërkuar një opinion, i kemi kërkuar të na thonë se ku gabohemi" tha ben Ami.Historianët tregojnë sesi rebelët, të drejtuar nga Judas Maccabeus, e rimorrën Jeruzalemin nga duart e grekëve, një fitore që sot festohet ende si festa e hanukkah. Por Akra gjithsesi nuk ra, derisa vëllai i Judas, Simoni rrethoi qytetin dhe u detyrua të dorëzohet.