Rrugëtimi politik i Viktor Pontës dhe akuzat për korrupsion

Viktor Ponta u zgjodh kryeministri i tretë i Rumanisë kur aleanca e majtë, dominuar nga partia Bashkimi Social Liberal mori drejtimin në maj të vitit 2012, pas rrëzimit të paraardhësit e tij në një votëbesim.Partia e Pontës erdhi në pushtet e kapitalizuar nga pakënaqësia masive e shoqërisë rumune për politikat shtrënguese, gjë e cila e çoi në një fitore dërrmuese në zgjedhjet e dhjetorit të 2012.Që në muajt e parë të detyrës ai shkaktoi polemika të forta, pasi drejtoi akuza të ashpra ndaj Presidentit të atëhershëm Trajan Bashesku dhe pasi shkarkoi nga detyra kreun e parlametit dhe Avokatin e Popullit, një lëvizje kjo e kritikuar jo vetëm nga politika vendase, por edhe ajo ndërkombëtare.Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Ponta premtoi nënshkrimin e një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë dhe rregullimin e pabarazisë sociale.Në 2009 Rumania mori një paketë shpëtimi prej 20 miliardë eurosh nga FMN, BE dhe Banka Botërore, në këmbim të shkurtimit të shpenzimeve publike, të cilat do të ndihmonin në daljen nga reçesioni.Në tetor të vitit 2013 qeveria e tij u përball me një skandal, ku zëvendësi i tij, Liviu Dragnea, u akuzua bashkë me 74 persona të tjerë për manipulim të referendumit për largimin e presidentit Bashesku.Koalicioni Bashkimi Social Liberal u shpërbë në 2014, kur partia kombëtare liberale u largua, duke bërë që Ponta të formojë një koalicion të ri me një parti që përfaqëson pakicat hungareze në Rumani.Po në 2014,Viktor Ponta, garoi në zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fillimisht ishte favorit, ai humbi përballë rivalit të tij Klaus Iohannis.Në qershor të 2015 nisin hetimet ndaj tij, pas akuzave për korrupsion, evazion fiskal dhe pastrim parash gjatë kohës kur ai ishte avokat, para se të bëhej Kryeminstër.Vetë Ponta ka mohuar çdo akuzë edhe pse disa nga pronat iu sekuestruan nga autoritetet kompetente.Pati një tentativë nga opozita për ti hequr imunitetin, iniciativë e cila dështoi në parlament për shkak të shumicës parlametare që ai gëzonte.Viktor Ponta lindi më 20 shtator të vitit 1972. U diplomua në fakultetin jurid të Bukureshtit dhe ka punuar në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë nga viti 1998 deri në 2001, kur edhe u emërua shef i Departamentit të Kontrollit në Kryeministri deri në vitin 2004.Po këtë vit ai u zgjodh deputet, më i riu në parlamentin rumun. Pas dy vitesh Ponta zgjidhet zëvendës-president i PSD dhe në 2010 mer kreun e saj.Në 2012 ai bëhet kryeministër dhe më 4 nëntor 2015 jep dorëheqjen.