Breshëri automatiku në drejtim të lokalit, hetohet pista e konfliktit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 3 nëntor 2015, në qytetin e Shkodres, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një lokali në katin e pare të një banese 3 katëshe.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në lagjen "Vekshar", në lokalin e shtetasit Anton Logut.Nga breshëria e kallashnikovit nuk ka patur te lenduar por vetëm dëme materiale.Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se shenjestra ishte aty.Sipas grupit hetimor dyshohet se njëri prej pjesëtarëve të familjes Logu të ketë patur një konflikt me disa përsona gjatë orëve të pasdites, ndërsa këto të fundit kanë ardhur pranë lokalit dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.Te ndihmuar nga errësira ata jane larguar nga vendngjarja. Si prove materiale janë gjetur gëzhojat e plumbave, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje[caption id="attachment_610368" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi bresheria e automatikut[/caption]/Oranews.tv/