Autoritetet ndërkombëtare do të nisin hetimet mbi rrëzimin e avionit rus
Qeveria egjiptiane do të nisë një hetim për të zbardhur rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit në gadishullin e Sinait. Provat e grumbulluara do të egzaminohen nga ekspertët rusë, me mbështetjen e Irlandës, vend në të cilin është prodhuar edhe mjeti fluturues, Airbus 321.Në bazë të të dhënave paraprake, Ministria egjiptiane e aviacionit cilil ka thënë se ende nuk ka prova të qëndrueshme për të provuar se avioni ka patur një defekt gjatë kohës që ishte në ajër. Zëdhënësi i kësaj ministrie shtoi gjithashtu se piloti kryesor nuk ka kërkuar ndihmë nga autoritetet gjatë momentit të rënies.Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Kremlinit kanë kërkuar një hetim të hollësishëm të të gjitha provave të grumbulluara. Avioni duhet të studiohet në çdo centimetër, është shprehur Ministri i Situatave Emergjente në Rusi, Vladimir Puchkov.Në pistat e dyshuara nuk është përjashtuar as mundësia e një sulmi nga militantët e Shtetit Islamik. Këta të fundit janë shprehur se ishin ata që e goditën avionin me pasagjerë rusë, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ish- shefi i sigurisë së Sinait Verior, Sameeh Bashadi. Ai deklaroi se në këtë zonë nuk ka aktivitetet terrorist.
/Oranews.tv/