U kapën me 134 kg marijuanë në makinë, ndalohet në Bari familja nga Kosova

Policia italiane ka ndaluar në portin e Barit një familje nga Kosova, në automjetin e të cilës u gjetën 134 kilogramë marijuanë.  Në prangat e policisë u vu drejtuesi i mjetit 55-vjeçari nga Kosova, i cili ishte me pasaportë britanike.Familja po udhëtonte nga Shqipëria për në Itali dhe u ndalua sapo zbritën nga trageti për një kontroll rutinë.55-vjeçari po udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët 12 dhe 14 vjeç.Ata po largoheshin nga porti kur policia pa se automjetit po i rridhte karburanti, nga kontrolli u gjetën 251 pako të vogla me marijuanë që ishin vendosur nën automjet. Aktualisht 55 vjecari po merret në pyetje dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.