Dëmtohet sheshi i “Flamurit”, pllaka të thyera dhe gropa me baltë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2015, 19:26
Sheshi i flamurit në Vlorë, tre vjet nga rikonstruksioni i tij ku u investuan 397 milionë lekë, ka nisur të dëmtohet sërish. Përreth tij shihen pllaka të thyera, gropa të mbushura me baltë, apo rrugë të dëmtuar.Vlorë-Ndonëse u rikonstruktua për 100 vjetorin e pavarësisë, sheshi i Flamurit në Vlorë, po shkatërrohet.397 milionë lekë investime, sot kanë lënë pas pllaka të thyera, gropa me baltë, dhe shkallë të dëmtuara.Në prag të 103 vjetorit të pavarësisë, qytetarët kërkojnë që në sheshim historik të ndërhyhet sërish.Sheshi i rikonstruktuar i Pavarësisë në Vlorë, u përurua në 100 vjetorin e shpalljes së shtetit shqiptar./Oranews.tv/