Unioni i Gjyqtarëve takon “Venecian”, komisioni garanci se do t’i shqyrtojë propozimet

Përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha dhe Artan Broci u takuan sot pasdite me delegacionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias gjatë së cilit u nënvizua rëndësia e reformës në drejtësi.Përfaqësia e gjyqtarëve mbështet nismën ligjore për kontrollin e aftësive profesionale, etike dhe pasurisë së gjyqatrëve, por me kusht që kjo reformë të bazohet në standardet më të mira ndërkombëtare dhe të shërbejë për të ndarë pjesën e shëndoshë të sistemit që përbën shumicën nga pjesa problematike që përbën sipas tyre minorancën në radhët e sistemit të drejtësisë.Kjo përfaqësi e gjyqtarëve mësohet se e ka njohur delegacionin e Venecias me rekomandimet e Unionit të Gjyqtarëve dhe formatimin e KLD-së, Gjykatës së Lartë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Delegacioni i Venecias mësohet të ketë shprehur konsideratën e tyre për seriozitetin me të cilin Union ii Gjyqtarëve i ka trajtuar problemet e reformës në drejtësi dhe dha garanci se sugjerimet e unionit do të mbahen parasysh nga komisioni gjatë përgatitjes nga ky komision.Ekspertët e Komisionit të Vencias u takuan me Unionin e gjyqtarëve pas kërkesës së tyre për ta njohur atë me të gjitha sugjerimet e komunitetit të gjyqtarëve që e kishin lënë jashtë hartimit të reformës në drejtësi.