Sejko takon Elke Konig: Sektori bankar i mirëkapitalizuar

Guvernatori BSH, Gent Sejko ka takuar kryetarin e Bordit të vetëm të Zgjedhjes Elke Konig.Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomiko-financiare në vend dhe rolit të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit.Duke u ndalur te zhvillimet në sektorin bankar, Guvernatori theksoi se ky sektor është i mirëkapitalizuar dhe likuid, me parametra të shëndoshë financiarë. Në veçanti, Guvernatori u ndal mbi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për përmirësimin e kuadrit ligjor lidhur me sistemin bankar.Ndërkaq, König shprehu pikëpamjet e saj mbi arritjet në vitin e parë të punës të Bordit të Vetëm të Zgjidhjes dhe mbi pritshmëritë e tij për të ardhmen, para se ai të marrë kompetenca të plota më 1 janar 2016 në lidhje me trajtimin e bankave në situata të jashtëzakonshme. Ky institucion, është shtylla e dytë e Unionit Bankar Evropian në vijim të mekanizmit të vetë mbikëqyrës (shtylla e parë).