Becchetti ndalohet në Londër, 15 dhjetori afati për tu ekstraduar

Biznesmeni Italian, Francesco Becchetti është ndaluar në Londër, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.Ndalimi i tij është realizuar për llogari të drejtësisë shqiptare, pas urdhrit të kërkimit ndërkombëtar nga prokuroria dhe policia.Mësohet se Becchetti ka dalë para një gjykate në Londër e cila vendosi ta lërë të lirë biznesmenin duke i lënë afat 15 dhejtorin e këtij vit për ekstradimin e tij.Francesko Bechetti akuzohet në Shqipëri për “vjedhje duke shpërdorurar detyrën”, atë të “pastrimit të parave” dhe “krijimin e skemave mashtruese” me qëllim përfitimi.