Mungojnë demokratët, Komisioni hetimor për administratën s'miraton dot planin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2015, 17:48
Mungesa e deputetëve anëtarë demokratë, ka bërë që Komisioni Hetimor Parlamentar për emerimet në administratë të mos miratojë planin e hetimit.Në komision në radhët e opozitës ka qënë vetëm deputeti Luçiano Boci, i cili debatoi me anëtarët e opozitës, mbi vullnetin për të hetuar mbi emerimet dhe shkarkimet ne administratën shtetërore .Nënkryetari i Komsionit, deputeti socialist Musa Ulqini, hodhi poshte pretendimet e demokratëve duke theksuar se është marrë informacion për 27 njësi administrative.Gjithashtu Ulqini, kundërshtoi dhe kërkesën e demokratëve për verefikimin e emërimeve në administratën e pushtetit vendor, duke theksuar se kjo është e drejtë e kuvendit për të ndryshuar objektin e hetimit./Oranews.tv/