Fitimi i bankave, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin mbi tregun
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të përgjithshëm mbi sektorin bankar nisur nga fitimet e larta që fitojnë e larta që realizojnë bankat tregtare në Shqipëri.Ky vendim u mor pas shqyrtimit të raportit të monitorimit të tregut bankar ku u konstatua se vitet e fundit ai paraqet karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit, interesa të ulëta të depozitave dhe diferenca relativisht të larta mes kredive dhe depozitave, tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.“Këto rrethana të bëjnë të mendosh që konkurrenca në sektorin bankar mund të jetë kufizuar ose shtrembëruar si rezultat dhe/ose pasojë e shkeljes nenit 4 marrëveshje të ndaluara dhe/ose nenit 9 abuzim me pozitën dominuese të ligjit nr 9121 për mbrojtjen e konkurrencës, i ndryshuar”, theksohet ne vendimin e Autoritetit të Konkurrencës .Sistemi bankar është aktualisht një ndër sektorët që po gjeneron fitim të konsiderueshëm në një periudhë kur ekonomia është në ngërç.Sipas të dhënave të BSH fitimet e sistemit bankar arritën në 8.3 mld lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti duke shënuar një rritje prej 53% ose 2.9 mld lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë./Oranews.tv/