Policia arreston 57 mbështetës të kundërshtarit politik të Erdoan

Policia turke ka arrestuar dhjetëra persona të cilët besohet se kishin lidhje me kundërshtarin politik të Presidentit Erdoan, Fetullah Gulen.Zyra e prokurorëve në qytetin e Izmirit tha se është urdhëruar ndalimi i 57 terroristëve që bënin pjesë në grupin Gulenist. Ky operacion erdhi dy ditë pasi partia e formuar nga Erdoan, siguroi rikthimin në pushtet.Dëri më tani, autoritetet kanë arrestuar 44 persona, përfshirë një ish drejtues të policisë dhe tre guvernatorë, ndërkohë që pritet ende ndalimi i 13 të tjerëve. Aksioni që u shtri në 18 provinca turke, është i dyti i natyrës së tij, pas operacionit të vitit 2012, ku u arrestuan 357 persona të dyshuar se zotëronin materiale dhe dokumenta sekretë të ushtrisë. Erdoan e akuzon Fetullah Gulen po mundohet që të krijojë një shtet brenda një shteti. Ndërkohë, një prokuror vendas ka kërkuar që lideri i Lëvizjes Hizmet të dënohet me 34 vite, duke e akuzuar këtë të fundit si ideatorin e një grushti shteti që tentoi të rrëzonte Presidentin Erdoan nga pushteti. /Oranews.tv/