Mbi 1000 emigrantë mbërrijnë në kampin dimëror në Kroaci
Afro 1000 emigrantë, shumica e të cilëve sirianë, kanë mbërritur në një kamp të sapondërtuar dimëror në Kroacinë lindore, pas nisjes nga Serbia. Ky është hapi parë i implementimit të marrëveshjes së firmosur midis dy vendeve afro një muaj më parë, në kuadër të menaxhimit të krizës së azil-kërkuesve. Për transportimin e refugjatëve, autoritetet kanë përdorur trena.Emigrantët do të qëndrojmë përkohësisht në këtë qëndër strehimi, për të vijuar më tej rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. Në një intervistë të dhënë për mediat, ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiç shprehet se marrëveshja e bashkëpunimit po funksionon mjaft mirë.Mijëra emigrantë kanë vijuar rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore duke kaluar kufirin midis Sllovenisë dhe Autrisë ndonëse temperaturat kanë shënuar rënie deri në 1 gradë celcius.Një zëdhënës i policisë austriake thotë se në pikën kufitare që ndajnë dy vendet, po presin për të kaluar më shumë se 5.300 azil-kërkues. Për të menaxhuar akomodimin e tyre, qeveritë kanë bashkëpunuar duke ndarë fluksin e refugjatëve në dy pjesë. Austria ka akomoduar 2.800 persona pranë kufirit, teksa në anën slovene ndodhen 2.500 emigrantë.