Rusia zbut qëndrimet e saj mbi Sirinë
Rusia ka zbutur qëndrimin e saj mbi situatën në Siri, duke nënvijëzuar se vazhdimësia e Presidentit Bashar Al-Asad në krye të qeverisë siriane nuk përbën një kriter të domosdoshëm për zgjidhjen e krizës. Ky lajm është komunikuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila është shprehur se Kremlini dëshiron që populli të vendosë për të ardhmen e vendit:"Moska nuk thënë asnjëherë se Asad duhet të qëndrojë. E ardhmja e vendit duhet të vendoset nga qytetarët e Sirisë. Një gjë e tillë do të ndodhë me ose pa praninë e Presidentit aktual."Kjo deklaratë e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme tregon një zbutje të qëndrimit të zyrtarëve të Kremlinit. Me herët, Rusia ka deklaruar se asnjë tranzicion politik në Siri nuk mund të konceptohet pa praninë e Presidentit Bashar al-Asad. Edhe zv. Ministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka nënvizuar se Moska do të mbledhë në një tavolinë të rrumbullakët liderët e qeverisë dhe përfaqësuesit e opozitës siriane. /Oranews.tv/