PD akuza Artur Bushit: Bredh në lokalë me pistoletë dhe vulën e institucionit

Partia Demokratike denoncoi sot kryetarin e bashkisë së Krujës duke i bërë thirrje Ramës  ta largojë nga detyra. Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, tha se Bushi bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete. Ristani tha se ky rast është këmbanë alarmi për finalizimin e procesit të dekriminalizimit.Ndërkaq burime nga Policia e Krujës bëjnë të ditur se Artur Bushi ka bërë denoncimin më 29 shtator për humbje të disa dokumentve personale dhe te vules së bashkisëRistani: Kryebashkiaku i Edi Ramës, Artur Bushi, i proceduar nga policia italiane për trafik droge, bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete.Sipas raportimeve në media, edhe në shoqërinë e dy prostitutave.Përfundimi, sot kryebashkiakut të Rames i kanë marrë edhe koburen edhe vulën e bashkisë ose në rastin më të mirë, sot kryebashkiakut të Ramës i ka humbur edhe koburja edhe vula. Ky është modeli i Edi Ramës për kryebashkiakët, këtë kryebashkiak ka përzgjedhur ai për të menaxhuar jetën e 100 mijë banorëve të Krujës për 4 vite.