Rikthehet uji në shatërvanin Trevi pas rinkostruksionit nga "Fendi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2015, 19:57
Shatërvani Trevi në qytetin e Romës shkëlqen edhe njëherë për qytetarët dhe turistët. Ai i është nënshtruar një rinkostruksioni që zgjati 17 muaj me një kosto prej 2 milionë euro e financuar nga firma e modës “Fendi”. Ndryshimet e tij fillojnë që nga thellimi i shtratit për ujin deri te monumentet antike.