Rama pranon dështimin e punësimeve: 20-50% e konkurseve dështojnë

Listës së problemeve të shumta me të cilën përballen investitorët e huaj në Shqipëri  i shtohet edhe mungesa e profesionistëve. Duke folur në konferencën “profesionet më të kërkuara” kryeministri Edi Rama solli një shembull  konkret nga nje process te zakonshem selfie per te. Edi Rama: Jo më larg sesa dje, më rastisi që të takohem me një djalë që donte të bënte një fotografi, dhe ndërkohë që po bënim pozën më tha “Na gjej ndonjë punë, mor burrë”.E pyeta - “Çfarë shkollë ke bërë?”“Juridik, si gjithë shqiptarët!”Ky ishte një shembull për të mbërritur në thelbin e problemit. Si të mos  mjaftojë fakti që nuk ka mjaftueshëm vende pune të lira shefi i qeverisë nxori në pah një shqtësim real me kualifikimin e tyre.Rama: Kemi sipas sektorëve, në mesatare, mbi 20% të konkurseve që dështojnë, pra, nuk kanë fitues. Ka pjesë në administratë ku konkurset kanë edhe 50% dështim, sepse nuk nxjerrin fitues.Në këtë kuadër Kryeministri veçoi të rëndësishme formimin në bazë të tregut të punës duke vene ne pah se arsimi ne Shqiperi prodhoi diploma false dhe një treg të deformuar arsimimi dhe pune.Rama: Lavdi Zotit që nuk u arrit deri në pikën që të jepej edhe ndonjë çmim “Nobel shqiptar”, me lekë.Shefi i qeverisë mori si shembull modelin gjerman të punësimit edhe pse për shqiptarët kjo mund të quhet një sfidë e vërtetë. Por në përpjekje për t’i mbushur mendjen ambasadorit gjerman se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit sistemin ai mori këtë shembull që shkaktoi humor mes të pranishmëve.Rama: Anjë shqiptarët në Gjermani nuk e imagjinon dot të hipë në makinë dhe mos vërë rripin e sigurisë. Këtu kam parë gjermanë, edhe të ambasadës, pa rrip sigurie. Jo të kësaj ambasade.Nderkohe Ambasadori gjerman ishte kritik edhe per sjelljen e qeverise ndaj modelit gjemran te punes ne Shqiperi .Hoffman: Mu thanë që ekspertët e Gizit nuk janë më prezent në shkollat për çështjet bujqësore dhe më erdhi keq për këtë. Në Universitetin e Kamzës, studentët që mbarojnë aty nuk punojnë në bujqësi, po gjejnë punë të tjera Kjo kritike u pranua nga kryeministri, i cili gjen sukses edhe kur flet per deshtim.Rama: Ambasadori foli për shkollën profesionale të Kamzës. Shkolla profesionalë e Kamzës u inaugurua me fanfarë të madhe, madje, edhe me fonde, nuk po e përmend donatorin, por të donatorëve dhe ishte një dështim i suksesshëm./Oranews.tv/