PS: Basha palë me ata që duan kaos, PD: Rama do mbahet mend si mashtrues

PS dhe PD janë përfshirë në akuza të ndërsjellta. Në një dalje për mediat, deputeti socialist Alfred Peza tha se Lulzim Basha është palë me ata që duan kaos. Sipas Pezës PD nxit mospagesën e energjisë elektrike. Ndërsa sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma akuzoi kryeministrin Rama se do të mbahet mend si nja mashtrues.Peza: Përsëri sot, Lulzim Basha me deklarimet e tij, iu tha njerëzve të ndershëm të këtij vendi, të cilët paguajnë rregullisht taksa, energji dhe çdo detyrim tjetër, që ju jeni budallenj, duke u bërë palë me ata që duan kaos. Njësoj si në tetë vitet e shkuara, Partia Demokratike vazhdon të nxisë mospagesën e energjisë. Pyetja që shtrohet sot është:  Pëse nuk i fali PD në tetë vjet, borxhet e prapambetura të 20 viteve? Pse i la shqiptarëve një mal me borxhe që nga energjia, e deri tek rrugët e hapura dhe të papaguara anekënd vendit?Duma: Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq. Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.