Shehi: Sistemi "Prim" shmang pazaret në krijimin e qeverisë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë, Dashamir Shehi  është dakort me vendosjen e  sistemit  zgjedhor te quajtur “prim” në Kodin  Zgjedhor.  Sipas Shehit, ai nuk është zgjidhja me e mirë, por për një vend si Shqipëria do t’i jepte fund trafikimit të deputëtave mes forcave politike.Dashamir Shehi: Një primdo ti jepte partisë më të madhe të qeverisë dhe pak më e qetë pa qenë nevoja që ta ndajmë copa-copa pushtetin. Sa herë i ka dalë përpara kësaj qeverie që është sot dhe asaj dje që ky është i kësaj partie, por në fakt përgjegjësitë përpara qeverisë janë njëlloj. Nëse qenka hajdut ky i aleatit të vogël apo atij tjetrit, pa rëndësi ka nuk do ta dënojmë ne atë.Krah “prim-it”,  Dashamir  Shehi,  kërkon dhe ndryshim në formulën zgjedhore.Dashamir Shehi: Unë do të isha për listë propocionale kombëtare, por listë të hapur. Pse listë të hapur? Që të fillojmë të kemi disa elementë maxhoritarë në këtë sistem. Këtu nuk ka farë  më elementë maxhoritari. Kështu listë kombëtare e shkruajnë kryetarët e partive....shumë pak demokraci ka mbetur për qytetarët. Por a i dëmton partitë e vogla vendosja e  “prim-it” në kodin zgjedhorë, Shehi mendon kështu.Dashamir Shehi: Vetëm që do ta shtypin peshën e tyre politike, me aq sa do vendoset koeficenti i primit.Aleati i Partisë Demokratike në opozitë, mbështet dhe idenë e Kryetarit të selisë blu për tkurrje të deputetëve por dhe krijmin e një seanti Brenda Parlamentit.Dashamir Shehi: Që  jemi shumë për një vend kaq të vogël jemi shumë. E dyta ka vlerë për Shqipërinë Senati? Absolutisht ka vlerë për të gjitha vendet një lloj senati. Unë kam qenë dhe jam për këtë, që ka ardhur koha të ndryshojmë kushtetutën.Por çfarë është sistemi PRIM. Partisë së  parë që del në zgjedhje, pavarësisht përqindjes së ulët sistemi PRIM , i jep  automatikisht  një shumë mandatesh që i mundëson të drejtën e shumicës parlamentare. Debatet mbi këtë sistem zgjedhor kur kanë kaluar afro 7 vjet nga ndryshimi i ligjit elektoral,  nga maxhoritar me korrektim proporcional në proporcinal rajonal, erdhi si ide nga ish kryeministri Sali Berisha kur tha se Kryeministri i dërgon emisarë për bisedime për të ndryshuar serish sistemin zgjedhor, për t’u bërë kështu serish protagonistë njësoj si në 2008. Partitë e vogla në atë koh e kundërshtuan fuqishëm sistemin aktual proporcinal rajonal me argumentin se partite e mëdha fitojnë në kurriz të tyre./Oranews.tv/