SHBA, familja presidenciale publikoi të ardhurat dhe taksat
Dita e hënë, 15 prilli, është afati i fundit që amerikanët duhet të paguajnë taksat federale mbi të ardhurat e vitit 2012. Miliona taksapagues presin deri në minutën e fundit për të dorëzuar formularët e taksave.Miliona të tjerë i kanë dorëzuar tashmë formularët dhe sipas të dhënave të deritanishme atyre u janë kthyer mesatarisht 2 mijë e 800 dollarë, pasi taksat që kanë paguar gjatë vitit, kanë qënë më shumë se sa i detyroheshin qeverisë.Presidenti Barak Obama dha bashkëshortja e tij Michelle, i bënë publike të premten të ardhurat dhe taksat.Të ardhurat e çiftit Obama ishin 608 mijë e 611dollarë për vitin 2012 dhe ata paguan 112 mijë e 214 dollarë taksa.Çifti Obama ka dhuruar 25 për qind të të ardhura për 33 organizata të ndryshme bamirëse, që e ka ulur sasinë e taksave që duhet t’i paguajnë qeverisë.Të ardhurat vjetore të çiftit Obama ishin gati 12 herë më të mëdha se sa të ardhurat mesatare familjare që për vitin e kaluar ishin pak më shumë se 50 mijë dollarë.