Koreja Veriore shënon 101-vjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit

Koreja Veriore ka shënuar sot përvjetorin e 101 të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung, në mes të frikës nga një test raketor nga shteti stalinist, raportojnë mediat.Kim Jong Un me këtë rast ka vizituar mausoleumin ku janë të balsamuar gjyshi i tij Kim Il Sung dhe babai Kim Jong Il, në Pallatin e Diellit Kumsuan në Penian.Sipas mediave koreano-jugore, kjo ishte paraqita e parë e liderit komunist, që nga 1 prilli, kur kanë nisur spekulimet se Veriu mund të kryejë sërish një test raketor.Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut tha sot se shteti vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për t'u mbrojtur nga një sulm raketor, por shtoi  se nuk ka shenja se shteti stalinist po përgatitet për luftë.