Skandali i ministrave në Francë, Hollande: Parajsat fiskale duhet të zhduken
Franca po zien pas lajmeve se anëtarë të kabinetit kanë llogari bankare, që nuk i tatojnë jashtë vendit, e ndërsa problemi i vërtetë është ekonomia franceze.Presidenti francez Fransua Hollande ka marrë misionin që të përmirësoj këtë situatë pas skandalit të ish-ministrit të buxhetit Jerome Cahuzac."Parajsat fiskale duhet të zhduken në Evropë dhe në të gjithë botën", tha presidenti francez Francois Hollande gjatë një konference.Ai gjithashtu shpalli krijimin e një agjencie të re për luftimin e korrupsionit dhe një prokuror të posaçëm që të ndjekë mashtrimet me korrupsion e tatime.Nga ana tjetër ministrat francez pritet të bëjnë publike pasurisë së tyre personale. 37 ministrat duhet të zbulojnë llogaritë bankare, sigurimet, pronën, stolitë, veprat e artit dhe veturat.Të gjitha këto detaje pritet të publikohen në portalin e qeverisë. Presidenti francez Fransua Hollande është vënë në presion që të marrë një qëndrim më rigoroz pasi Cahuzac është akuzuar për evasion fiskal.Cahuzac dha dorëheqje pasi prokurorët thanë se do ta hetojnë atë, ndërsa gjetën në një bankë në Zvicër një llogari bankare pre 600 mije euro.