Siri, 20 të vrarë nga sulmet ajrore qeveritare
Aktivistët në Siri thonë se nga sulmet e djeshme ajrore të qeverisë, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë të paktën 20 persona.Sulmet ajrore u ndërmorën në qytetin Sarakeb në provincën Idlib.Videot amatore të postuara në Internet tregojnë një shtëllungë gjigante të tymit të zi, ndërsa njerëzit në automjete dhe motoçikleta nxitonin për të ndihmuar të plagosurit.Një raport i organizatës Human Rights Watch, këtë javë, e ka akuzuar qeverinë e Sirisë për kryerje të krimeve të luftës, për shkak të sulmeve ajrore të pamatura dhe ndonjëherë të qëllimshme kundër civilëve, duke vrarë së paku 4300 njerëz, prej verës së vitit të kaluar.Njëherësh, dje disa predha artilerike të forcave të qeverisë së Sirisë kanë eksploduar në pjesën veriore të Libanit, derisa po vazhdojnë luftimet ndërmjet luftëtarëve opozitarë dhe trupave qeveritare lidhur me kontrollin ndaj një rruge me rëndësi strategjike për furnizim.Këto eksplodime nuk kanë shkaktuar viktima, por e kanë goditur rrjetin elektrik në këtë hapërisë, ka njoftuar Agjencia Kombëtare zyrtare e Libanit.