22 të vrarë në sulme e shpërthime në Mogadishu
Autoritetet somazele thonë se shpërthimet vetëvrasëse dhe sulme nga ekstremistët e rrjetit al-Shabab, që ka lidhje me al-Kaidën, kanë lënë të vrarë të paktën 22 vetë në kompleksin kryesor gjyqësor të Mogadishus. Të paktën 18 të tjerë u plagosën në incidentin e së dielës, që prishi paqen e brishtë në vend.Numri i të vrarëve, ku përfshihen edhe nëntë autorët e sulmit, pritet të rritet pasi disa familje i nxorën trupat e të afërmve në vend që të lejonin dërgimin e tyre në spital.Zyrtarët në Mogadishu thanë se ndër viktimat ishin dy avokatët kryesorë që kohët e fundit përfaqësuan një viktimë përdhunimi dhe gazetarin që e kishte intervistuar atë.Autoritetet thonë se ekstremistët ishin veshur me uniforma të ushtrisë somaleze kur sulmuan kompleksin e gjykatave dhe filluan të qëllojnë rojet e sigurisë. Forcat qeveritare arritën në skenën e ngjarjes dhe më pas filloi shkëmbimi i zjarrit mes palëve. Disa orë më pas shpërtheu një makinë bombë.Al- Shabab mori përgjegjësinë për sulmet.