Këmbana alarmi në Europë, Sllovenia mund të kërkojë borxh

Në Eurozonë  efekti domino i krizës ka dhënë  alarmin se liderët europianë dhe politika e kursimit e zgjedhur nuk ka dhënë rezultat.Një tjetërvend është shfaqur në fokus të shqetësimeve të liderëve europianë të cilët do të duhet sërish të programojnë paketë shpëtimi.Ekspertët  thonë se Sllovenia është një ndër tregjet globale që mund të mos arrijë të sigurojë fondet e nevojshme për të shpëtuar tri bankat e mëdha të saj, pas lajmeve se të treja, kolektivisht përballen me humbje që arrijnë në 1 miliard euro.Goditja më e fundit mbërriti këtë javë, pasi qeveria nuk arriti të siguronte 100 milionë euro në tregun e bonove, duke shkaktuar një stuhi spekulimesh, se vendi mund të bëhet së shpejti shteti i gjashtë në Bashkimin Europian që do të kërkojë një pako ndërkombëtarë shpëtimi.Sllovenia ka pohuar se ka nevojë për 3 miliardë euro për të reduktuar defiçitin buxhetor dhe për të shpëtuar bankat në krizë, që rrezikojnë të çojnë në kolaps ekonominë e dobët të vendit.Por ajo që ka shqetësuar me tepër eksperët është se Sllovenia mund shkaktojë një valë të re krize në Europë, që në fund do të përhapet në të gjithë botën.Prej muajsh sistemi bankar slloven ndodhet në vështirësi  Ndërkohë ka zëra që thonë se në Bruksel janë vënë në lëvizje për të diskutuar mbi një paketë shpëtimi edhe për Slloveninë që do të bëhej vendi i gjashtë që merr hua nga kjo skemë.