Itali, Bersani refuzon sërish Berluskonin
Lideri i të majtës italiane Pier Luixhi Bersani ka kundërshtuar sërish një koalicion të mundshëm me partinë e Silvio Berluskonit, edhe pas thirrjes së fundit të Kavalierit.Bersani tha se nuk do të ketë një koalicion me Berluskonin, por nuk tha se mund të ketë edhe zgjedhje të reja për ndërcçt politik që ka pushtuar vendin që prej 2 muajsh."Ne duhet të theksojnë se nuk duam qeveri me Berluskonin, pasi kjo nuk do ti zgjidhte problemet e vendit" tha Bersani, që kërkon me ngulm një koalicion me drejtuesin e lëvizjes 5 Yjet Pepe Grillo.Një ditë më parë në një manifestim në qytetin e Barit Silvio Berlusconi para mbështetësve të tij tha se Bersani ose duhet të formojë një koalicion, osë duhet të shpallë zgjedhje të reja në qershor."Ju jeni lumi i lirisë dhe mendoj se nuk është e nevojshme të mbahet asnjë fjalim"tha Berlusconi.Ish-kryeministri italian ka propozuar edhe më herët formimin e një koalicioni mes partisë së tij, PDL dhe PD-së së Bersanit për të tejkaluar ngërçin politik në të cilin është zhytur Italia pas zgjedhjeve të 24 dhe 25 shkurtit.Thirrja e Berlusconi-t erdhi një ditë pasi bërjes publike të shtatë propozimeve të një grupi specialistësh të ngritur nga presidenti Napolitano. Mes këtyre propozimeve janë edhe dy që synojnë të reformojnë klasën politike italiane, i pari për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga proporcional në të përzier dhe i dyti shkrirjen e dy dhomave të parlamentit në një të vetme.