Kerry: Të bashkuar” kundër Koresë Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azinë lindore janë “të bashkuar” kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut.Kerry i ka bërë këto komente në Tokio, që është ndalesa e fundit e tij në turneun aziatik.“Një gjë është e sigurt – ne jemi të bashkuar. Në këtë çështje nuk ka konfuzion. Programi raketor i Koresë së Veriut kërcënon jo vetëm fqinjët e saj, por edhe vetë popullin e saj”, ka thënë Kerry.Komentet e tij ndodhin në ditën kur Koreja e Veriut shënon 101-vjetorin e lindjes së themeluesit të ndjerë të shtetit, Kim Il Sung.Analistët kanë spekuluar se Phenjani mund të shfrytëzojë këtë rast për të testuar një raketë me rreze të mesme.Tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar që kur Veriu ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.