Ramallah, Abbas pranon dorëheqjen e kryeministrit Fayyad

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Salam Fayyad, pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, që ai të mbetet në këtë detyrë.Prej kohësh raportet ndërmjet Abbasit e Fayyadit ishin të tensionuara, kështu që kryeministri dje paraqiti dorëheqjen.Tensionet filluan të shtoheshin muajin e kaluar, kur kryeministri Fayyad e pranoi dorëheqjen e ministrit të financave, Nabeel Kassis, pavarësisht kundërshtimeve të Abbas, i cili në atë kohë nuk ishte në Bregun Perëndimor.Sipas zyrtarëve palestinezë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike të premten vonë, është përpjekur ta bindë Abbasin, që të gjejë gjuhë të përbashkët me kryeministrin Fayyad.Kjo ndorëheqje po bëhet në periudhën kur Fayyad, ekonomist i shkolluar në Shtetet e Bashkuara, ka fituar mbështetje të gjërë ndërkombëtare për përpjekjet e tij për shtet-ndërtim, prej se u bë kryeministër në vitin 2007.