Belgjikë, përplaset autobuzi, 5 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2013, 13:30
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin udhëtonin, është përplasur sot herët në mëngjes, afër qytetit Antverpen, në pjesën veriore të Belgjikës.Raportet e mediave thonë se autobusi me targa polake kishte afro 40 udhëtarë të moshës 15 – 17 vjeçare, nga Rusia dhe Ukraina.Shkaqet e përplasjes së autobusit në autostradë nuk dihen.Ndër të vdekurit raportohet se janë tre të rinj, shoferi dhe një udhëtar i rritur.