Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë
Venezuela vazhdon të mbetët besnike e ish presidentit Hugo Chavez.Nicolas Maduro, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pasi mposhti me 50.8 për qind të votave kundërshtarin e tij Henrique Capriles, i cili fitoi 49.1 për qind.Komisioni Zgjedhor bëri të ditur se pas numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës, del se dallimi mes dy kandidatëve është 300 mijë vota.Maduro që është pasardhësi i Hugo Chavez, tha se mirëpret një rinumërin të votave, për të hequr të gjitha dyshimet për fitoren e tij.Para shpalljes së rezultateve, Capriles ka ngrit dyshime se qeveria po bënë komplot për t'ia mohuar atij fitoren.Fushata e Maduros ishte përqendruar në premtimin e vazhdimit të asaj që i ish-presidenti Chavez e quante socializimi i shekullit XXI, me shpenzime qeveritare për të varfrit dhe kontrollin shtetëror mbi ekonominë.Capriles ndërkaq aludonte se regjimi i presidentit të ndjerë e ka vënë Venezuelan në rrugë drejt fundosjes.