Egjipt, ish-presidenti Mubarak lirohet nga akuzat për vrasje
Një gjykatë egjiptiane do të vendosë nëse ish-presidenti i vendit, Hosni Mubarak, do të lirohet nga burgu ku qëndron që prej vitit 2012.Ish udhëheqësi që drejtoi në mënyrë autoritare vendin me 84 milionë banorë për 32 vjet, u dënua me burgim të përjetshëm vitin e shkuar për vrasjet e kryera gjatë protestave popullore ndaj regjimit të tij, në janar e shkurt 2011, ku si pasojë e kryengritjes të protestuesve me policinë dhe ushtrinë, humbën jetën të paktën 850 persona.Megjithatë, pas disa parregullsive proceduriale, dënimi i mëparshëm është pezulluar dhe 84-vjeçari pret të përballet në një senacë të re për rolin e tij në vrasjet e shumëfishta.Pavarësisht se zyrtarisht duhet të konsiderohet i pafajshëm, prokuroria ka rekomanduar arrestin e tij me burg, duke nënvizuar se Mubarak është duke u ndjekur edhe për akuza të tjera.Avokatët mbrojtës, nga ana e tyre kanë adresuar një ankesë në gjykatë, duke argumentuar se ish-presidenti ka kaluar kohën maksimale të lejuar me ligj, të mbajtjes i burgosur.Sipas korrespondentëve të mediave ndërkombëtare në Kajro, në këto kushte, ka gjasa që Mubarak të lihet i lirë, pavarësisht trazirave shoqërore që mund të ngjallë ku veprim. Përveç dyshimit për urdhërimin e vrasjeve, Mubaka është duke u hetuar edhe për evazion fiskal e përvetësim të paligjshëm të fondeve publike.Në apel priten të rigjykohen edhe djemtë e Mubarakut, Gamal dhe Alaa, të cilët u liruan për mungesë provash në qershor, për akuzën e korrupsionit.Ndërsa ish-ministri i Brendshëm i tij Habib al-Adly u dënua me burgim të përjetshëm dhe 12 vjet burgim për konspiracion për vrasjen e protestuesve.