Kerry në Japoni, bisedon për krizën koreane
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry edhe nga Japonia ka kërkuar më shumë punë në uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.Kerri pas Kinës, zhvillon vizitën e fundit në Tokio e ndërsa dhe Japonia është nën kërcënim nga retorika e luftës që vjen nga Peniani. Alarmi është shtuar shumë së fundmi, pasi Koreja e Veriut kërcënoi të sulmojë Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.Pas takimeve, Kerry ka siguruar se Uashingtoni mbetet i vendosur të mbrojë veten dhe aleatët e vet, ku përfshihet Japonia, në secilin rast të kërcënimit të interesave të tyre.Më herët, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri tha nga Pekini se Kina duhet të marrë seriozisht zotimin për të ndihmuar në qetësimin e tensioneve me Korenë e Veriut, aleaten e vet.Ndërkohë janë shtuar zërat se Veriu po përgatit lëshimin e një rakete, ndërkohë që ka lëvizur të paktën dy nga raketat e veta balistike në brigjet lindore, pika më e afërt me bazat amerikane në rajon e Japoninë.Gjithçka nisi pas zemërimit të Koresë së Veriut nga sanksionet e vendosura nga OKB pas provës të një rakete bërthamore nga ana e penianit.Pheniani ka qenë gjithashtu i zemëruar nga manovrat e përbashkëta ushtarake nga SHBA dhe Koreja e Jugut, të cilat ai i ka cilësuar si një përgatitjet për luftë.