Kinë, dy raste të reja me gripin e shpendëve

Edhe dy raste të reja janë zbuluar me gripin e shpendëve H7N9  në provincën Henan të Kinës, duke  kapur një total prej  51 raste.Zyrtarët thonë se 11 persona deri më tani kanë vdekur pas kontaktit me llojin e ri të virusit. Rastet e fundit vijnë një ditë pasi një vajzë shtatë vjeçe u mjekua në spitalin e Pekinit me virusin.Vajza prindërit e të cilës janë tregtarë shpendësh ka pasur temperaturë, dhimbje fyti dhe koke.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jashtë vendit aziatik nuk ka pasur asnjë rast.Rastet e para të virusit u raportuan në muajin shkurt, në lindje të Kinës.Sipas OBSH, nuk ka prova që virusi në fjalë të transmetohet mes njerëzve dhe shumica e rasteve vjen nga transmetimi i zogjve tek njeriu.Ekspertët ndërkombëtarë kanë vlerësuar Kinën për transparencën e mangët në raportimin e përhapjes së virusit, ndryshe nga sa ndodhi me SARS-in në vitin 2003, nga i cili humbën jetën 744 persona.