Tepelenë, sekuestrohen 140 kg kanabis në 24 thasë, 1 i arrestuar, 3 në kërkim

Policia e Tepelenës sekuestroi 140 kilogramë kanabis sativa, të vendosur në 24 thasë. Ndërsa u arrestua një person si posedues i lëndës narkotike, tre të tjerë u shpallën në kërkim.Droga u zbulua gjatë kontrollit që iu bë familjes së vëllezërve Sela, ku njëri prej tyre u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim vëllai me dy djemtë e tij.Policia bën të ditur se gjatë operacionit të koduar “Luftinja” u sekuestruan edhe 1 kallashnikove dhe 30 fishekë.Ndërkaq, po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me lëndën narkotike.droge tepelene3 droge tepelene2 droge tepelene