Tillman, ngordh qeni që vendosi rekordin botëror Guinness
Tillman, qeni bulldog anglez që në vitin 2009 vendosi rekordi botëror Guinness si qeni më i shpejtë në skateboard, videot e të cilit pushtuan rrjetet sociale në mbarë botën, ka ngordhur në moshën 10 vjecare. Tillman, i cili vuante nga një sëmundje e rrallë në zemër, ka ndërruar jetë gjatë natës krejt papritur tha pronari I tij, 46 vjecari Ron Davis.Davis, i cili jeton në bregdetin në veri-perëndim të Los Angeles, tha se e dërgoi me shpejtësi Tillmanin në veterinari. Atje qeni 10 vjecar iu nënshtrua një goditje kardiovaskulare por ishte një përpjekje e dështuar për ta rikthyer në jetë.“Ai ishte miku im më i mirë, vëllai im dhe hija ime. Kur ishte koha e shfaqjeve, me të ishte thjesht e mrekullueshme. Ai i bëri miliona e miliona njerëz të qeshnin, bëri botën të qeshë” tha Davis.“Ai qen 27.2 kg ishte frymëzues për shumë njerëz”.Tillman fitoi miliona fansa pas një videoje të lancuar në youtube në vitin 2007, në të cilën ai shfaqej mbi një skateboard apo duke ngarë bicikletën. Video u ndoq nga më shumë se 20 milionë persona në youtube.I njohur nga gëzofi I tij kaf, fytyra dhe kraharorin e bardhë, Tillman është shfaqur edhe në disa seriale televizive apo edhe videoklipin e këngës si “Ëho let the dogs out”.Në vitin 2009, Tillman falë talentit të tij theu rekordin botëror Guinness si qeni më I shpejtë mbi skateboard pasi eci 100 metra mbi tavolinën me rrota për 19 sekonda, në lojrat në Los Angeles.Tillman, përvec skateboard ishte mjeshtër I vërtet edhe mbi tavolinën e sërfit./oranews.tv/