Kendall Jenner tregon talentin në kërcim për Balmain x H&M
Kendall Jenner është vetëm 19 vjeç, por modelja e famshme ka treguar se aftësitë e saj shkojnë përtej modelingut. Së fundmi, ajo është shfaqur si një balerinë e vërtetë, në një video që promovon koleksionin futuristik të Balmain x H&M.Modelja më e kërkuar e momentit bën disa lëvizjë impresionuese, si të një balerine profesioniste, në videon muzikore me veshje nga koleksioni i Balmain në bashkëpunim me H&M, që do të prezantohet në fillim të muajit tjetër.Në videon futuristike, e cila i vendos ngjarjet në një tren aziatik, Kendall kërcen përkrah balerinëve profesionistë në tre skena.Në fillim të videos, shfaqet modelja e cila ka veshur një xhaketë sportive nga Balmain x H&M, duke ecur në një stacion metroje, i cili në pamje të parë duket bosh. Më pas ajo ndalon para një makinerie ku blen një biletë dhe hipën në tren bashkë me një grup miqsh, të veshur me Balmain.Ndërsa, grupi lëviz brenda trenit, përpara saj shfaqet një balerin profesionist, i cili bën disa lëvizje mbresëlënëse break-dance, dhe më pas atij i bashkohen edhe disa balerinë të tjerë të cilët sfidojnë në kërcim grupin Balmain, dhe Kendell si lidere.Modelja përzgjedh një nga pjesëtarët e grupit të saj për sfidën e kërcimit, I cili bën disa lëvizje tepër të shpejta, dhe më pas Kendell bashkë më skuadrën e saj, kalon mbi balerinin i cili ndodhet në I shtrire në platofmën e trenit, për të hipur një tjetër tren të metrosë.Modelja drejton ekipin e saj në në një seri lëvizjesh koreografike, duke fituar kështu sfidën e kërcimit me grupin tjetër.Kur treni i afrohet stacionit për tëndaluar, të gjithë pjesëtarët e grupit të saj zbresin, për veç Kendell, e cila ulet mes udhëtarëve, sikur të mos kishte ndodhur asgje.Ajo iu drejtohet kamerave me një buzëqeshje, duke e ditur që po e vëzhgojnë dhe më pas ndalon në stacionin e radhës në 'H&M Balmain Nation'.Po çfarë ndodh në prapaskenat e xhirimit të kësaj videoje?Në këtë video shihen balerinët profesionistë teksa përgatiten për lëvizjët e tyre. Ky është një lloj kërcimi break-dance ndërthurur me lëvizje moderne dhe të shpejta.Për grupin e të rinjve, nuk ka pasur vetëm moment pune, ata janë argëtuar duke kërcyer me njëri-tjetrin.Pamjet e prapaskenave tregojnë se modelja ka punuar për disa kohë me koreografin e lëvizjeve për të këtë performancë, e cila duhet thënë, I ka befasuar të gjithë adhuruesit e saj.
/oranews.tv/