Këngëtarja shqiptare Dua Lipa prezanton videoklipin e ri

Dua Lipa, e cila po cilësohet si pasuesja e Rita Orës, ka publikuar projektin e saj më të ri. “Be the one” titullohet kënga më e re e shqiptares për tregun ndërkombëtar. Kënga do të jetë pjesë e albumit të Duas, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm, ndërsa videoklipi është xhiruar në disa lokacione në Britani.Këngëtarja 19-vjeçare, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe. Ajo është duke përgatitur albumin e saj të parë duke bashkëpunuar me artistë të mëdhenj siç janë Greg Wells që ka bashkëpunuar me Adele dhe Katy Perry, Emile Haynie me Bruno Mars e Lana Del Rey etj. Dua Lipa është vajza e këngëtarit të rokut Dukagjin Lipa, nga Kosova, i cili është pjesë e grupit të njohur, “Oda”.Projekti i fundit i këngëtares “New Love” nuk ka shumë kohë që është publikuar dhe ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe./oranews.tv/