Justin Bieber anullon papritur koncertin në Oslo, e mërzitën fansat
Këngëtari kanadez i muzikës pop, Justin Bieber, i cili shënoi një rikthim triumfator në skenën europiane të muzikës në MTV Europe Music Awards në Milano, papritur ka anulluar koncertin e tij në Oslo, pasi perfomoi vetëm një prej këngëve të tij.Këngëtari, i cili në moshën 13-vjeçare, u bë një fenomen i muzikës pop në botë, triumfoi me 5 çmime në Milano, përfshirë këtu çmimin si Artisti më i mirë i vitit, çmimin e fansave dhe muajin tjetër do të publikojë albumin e parë pas tre vjetëve. Ndërsa gjatë kësaj kohe ai është kritkuar për sjellet e tij të papërshtatshme, që kanë dëmtuar jo vetëm familjen, por edhe miqtë e tij.“Ok, unë heq dorë nga shfaqja!”, iu drejtua ai fansave, të cilët po ankoheshin se nuk e kishin dëgjuar përformancën e tij. Videoja është publikuar nga e përditshmja norvegjeze VG, dhe Justin shihet teksa po mundohet të fshijë ujin e derdhur në skenë.“Për fat të keq kjo ka qene një javë e ngarkuar për mua, ditë të gjatë, pa gjumë, dhe më duhej të isha në formë për fansat…”, shkroi këngëtari në instagram pas ndwrprejes sw shfaqjes duke kërkuar falje.“Nuk desha në asnjë mënyrë që të veproja kështu, por njerëzit në radhën e parë nuk donin të dëgjonin, për këtë arsye vendosa ta anulloja koncertin.”Ai u largua nga Oslo me avionin e tij privat në mesnatë, duke i lënë fansat të tronditur, madje disa prej tyre edhe të përlotur.Bieber është jazhtëzakonisht ifamshëm në Norvegji, madje në disa shkolla të rinjtë kishin ndryshuar edhe datat e provimeve për të marrë pjesë në koncertin e tij.